75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 01 Tetor 2024 / L K

Del para gjyqit në Kroaci blogerja shqiptare, shkaktoi aksidentin me dy viktima

Në Dubrovnik po zhvillohet seanca e dytë e gruas shqiptare Klevisa Ymeri (29), e cila akuzohet se ka aksidentuar për vdekje dy persona në prill të vitit të kaluar.

Aksidenti kishte ndodhur në zonën e Ratacit në Kroaci dhe më pas shqiptarja me BMW-në e saj kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Për pasojë kishin humbur jetën motër e vëlla, 21 dhe 19 vjeç. Klevisa Ymeri drejtonte një fuoristradë BMW me targa sllovake./Indeksonline/