75 Mall Live Search
10:05 / E Martë, 01 Tetor 2024 / AR

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter feston 100-vjetorin e lindjes

Koncert, ceremoni… kanë nisur të përgatitet festa ditën e sotme për të shënuar 100-vjetorin e “heroit” Jimmy Carter, ish-president i SHBA-së dhe fitues i çmimit “Nobel” për paqe.

Carter ishte presidenti i 39-të i SHBA-së dhe shërbeu nga viti 1977 deri në 1981 si anëtar i Partisë Demokratike. Para kësaj, ai ishte guvernator i Gjeorgjisë dhe senator i atij shteti. Përveçse ka jetuar më shumë vjet nga çdo president amerikan në histori, ai mban edhe rekordin për karrierën më të gjatë pas presidentit, transmeton Indeksonline.

Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 1981, ai dhe gruaja e tij themeluan qendrën globale jofitimprurëse “Carter” në Atlanta, e cila lufton sëmundje, promovon zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe monitoron zgjedhjet në mbarë botën. Këto janë arsyet pse ai mori çmimin “Nobel” për paqen në vitin 2002.

Transmetimin e koncertit do ta shikojë në shtëpinë e tij

Njëqindvjetorin e jetës së tij do ta shënojë në shtëpinë e tij, i rrethuar nga familja, sepse ka marrë kujdes që nga shkurti i vitit 2023, por do të ndjekë transmetimin e koncertit të mbajtur jo shumë larg vendit ku filloi historia e tij e jetës në spitalin Wise Sanitarium, ku lindi më 1 tetor 1924 nga nëna Lillian, e cila punonte atje si infermiere. Spitali sot mban emrin e saj./Indeksonline/