75 Mall Live Search
13:56 / E Martë, 01 Tetor 2024 / L K

Van Basten: Blerjet e Manchester Unitedit janë idiotike, 50-milionëshi ecte në fushë!

Legjenda e futbollit holandez, Marco Van Basten, ka kritikuar tej mase skuadrën e bashkëvendasit të tij, Ten Haag. Van Basten i ka vlerësuar si idioteske blerjet e Manchester Unitedit.

“Kam parë një nënshkrim të ri duke ecur nëpër fushë, Ugarte 50 milionë euro. Ten Hag ka vendosur të shpenzojë për lojtarë që nuk janë aspak të mirë”, ka thënë legjenda.

Van Basten ka thënë se te Manchester Unitedi vlern si lojtar vetëm Bruno Fernandes dhe Onana.

Casemiron ai e ka quajtur si lojtarë të përfunduar, ndërsa Garnachon si talent të madh, por që është i llastuar./Indeksonline/