75 Mall Live Search
20:00 / E Martë, 01 Tetor 2024 / MSH

Barcelona publikon formacionin që nuk pritej

Barcelona sonte luan ndaj Young Boys, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.

Hansi Flick është përkujdesur të mos eksperimentojë shumë me formacionin, pas disfatës nga Monaco në ndeshjen e parë të UCL-së, shkruan IndeksOnline.

Çka bie në sy është se, ndonëse u paralajmërua forma e mirë e tij, Frenkie De Jong është në bankën rezervë.

Flick s’po e sheh të gatshëm për startim as Ansu Fatin.

Ndërkaq, në portë edhe sonte është Inaki Pena dhe jo polaku Wojciech Szczesny, i cili u rikthye nga pensionimi për të luajtur për “Katalunasit”.

Teksa Young Boys nuk e kanë publikuar akoma formacionin, formacioni i Barcelonës është si në vijim:

Image