Dortmundi shumë i rëndë për Celticun

Borussia Dortmund ka shënuar fitore bindëse me rezultat 7:1, ndaj Celtic.
Ndeshja që u zhvillua në “Signal duna Park” ishte e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Serinë e golave e hapi Dortmundi, me Emre Can që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 7-të. Dy minuta më vonë u barazua rezultati nga Madea, me një asist te Engels.
Një “lëshim” i tillë i lojës zemëroi gjermanët, që vijuan dhe i shënuan edhe gjashtë gola më pas.
Tri herë shënoi “dhëndrri” i Kosovës, Karim Adeyemi (11’, 29’, 42’), ndërkaq dy herë të tjera shënoi Guirassy (40’ dhe 66’).
Fitoren e kurorëzoi Nmecha në minutën e 79-të, duke shënuar golin e shtatë.
Ndeshjen e radhës në “Champions”, BVB udhëton drejt Real Madridit, ndërkaq Celtic pret në shtëpi Atalantan./IndeksOnline/