Andreas Minnich rizgjidhet deputet në Parlamentin e Austrisë, i shkon urimi i parë nga Kosova

Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, Avokati Arsim Vranovci, uron kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Andreas Minnich, për rizgjedhjen e tij si deputet i Parlamentit austriak, ditë kjo që përkon edhe me ditëlindjen e tij të 50-të. Kjo festë e dyfishtë pasqyron jo vetëm një moment të rëndësishëm në jetën e tij personale por do të jetë rikonfirmim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Në mesazhin e tij të urimit, avokati Vranovci vlerësoi kontributin e paçmuar të Minnich në forcimin e marrëdhënieve midis dy kombeve. Ai lavdëroi Minnich-in për angazhimin e tij në nxitjen e shkëmbimit kulturor dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, të cilat kanë qenë të rëndësishme në rritjen e miqësisë midis shteteve tona.
Presidenti Vranovci theksoi se rizgjedhja e Minnich-it është dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit austriak për lidershipin e tij dhe simbol i besimit të krijuar në mesin e votuesve të tij. Kjo arritje dëshmon përkushtimin dhe vizionin të tij për një të ardhme të begatë.
Gjersa Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri shikon përpara, rizgjedhja e Andreas Minnich në Parlamentin e Austrisë dhe pozita e tij si president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë dhe do të thellojë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.