MI-ja ndan gjysmë milioni euro për të sanuar rrëshqitjen e asfaltit në rrugën Arllat-Malishevë

Nëse e keni shfrytëzuar ndonjëherë rrugën nacionale Arllat-Malishevë, patjetër se keni kaluar në një pjesë ku asfalti ka qenë “valë-valë”.
Te lagjja “Bytyqi” në Arllat ka kohë që një pjesë e rrugës është e dëmtuar dhe e njëjta paraqet rrezik të madh për shoferët, transmeton IndeksOnline.
Së fundi, Ministria e Infrastrukturës ka shpallur tender për të sanuar rrëshqitjen e asfaltit në këtë segment rrugor.
Vlera e parashikuar e kontratës është 500 mijë euro. Ende nuk dihet se ku do të nisin punimet, mirëpo është mese e domosdoshme një intervenim urgjent për të rregulluar atë./IndeksOnline/
