75 Mall Live Search
21:44 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / Gj. Sh

Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)

Edon Zhegrova po zhvillon një super ndeshje deri më tani kundër Real Madridit.

Ylli kosovar është futbollisti më i dalluar te Lille në pjesën e parë.

Ai ishte i papërmbajtshëm ndaj kampionëve evropian, derisa në një moment e dribloi për mrekulli futbollistin Vinicius Jr, dhe bëri një asist fantastik për sulmuesin David, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Lunin./IndeksOnline/