Carvajal nuk ishte vetvetja mbrëmë, ishte tejet i inatosur me humbje ndaj Lille-t

Skuadra e Real Madridit pësoi humbje në Ligën e Kampionëve mbrëmë ndaj Lille-t me rezultatin minimal 1:0.
Mbrojtësi spanjoll që është edhe kapiten te klubi mbretëror, Dani Carvajal ishte tejet i inatosur me disfatën, shkruan Indeksonline
Kamerat kanë xhiruar futbollistin në fjalë, i cili shihet tejet nervoz në minutat e ndeshjes, duke kërkuar në çdo formë që skuadra e tij të barazonte rezultatin.
Madje në një moment, ai shtyu një futbollist të Lille-t – i cili nuk ia dha topin kur kishte dalë në rivënje anësore.
Kujtojmë se në këtë ndeshje paraqitje të mirë pati lojtari kosovar, Edon Zhegrova./Indeksonline/
Carvajal c’est tellement un joueur détestable
— ShawFCB (@fcb_shaw) October 2, 2024
pic.twitter.com/Xj5pagOA0F