Aksidentalisht, një person vetëplagost me armë në bjeshkët e Lumëbardhit

Një person, aksidentalisht, ka plagosur me armë veten në dorë.
Incidenti ka ndodhur pasdite e djeshme në bjeshkën e Lumëbardhit, raporton IndeksOnline.
Sipas raportit policor, viktima së pari është dërguar për trajtim mjekësor, së pari në spitalin e Pejës, e më pas është bartur në QKUK.
Policia ka konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë, për të cilat i dyshuari posedonte leje për shenjëtari, por jo edhe për bartje.
“Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/