75 Mall Live Search
11:07 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / k.v

Brenda 24-orëve të fundit prokuroritë ngritën 75 aktakuza

Prokurori i shtetit ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë ngritur gjithsej 75 aktakuza kundër 84 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona dhe janë paraqitur 9 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 10 persona.

Këto veprime janë pjesë e angazhimit të institucioneve për zbatimin e ligjit dhe luftimin e kriminalitetit në vend./IndeksOnline/