75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 04 Tetor 2024 / G T

Një tjetër paraqitje e mirë e Mario Mitaj në Arabinë Saudite

Skuadra e Al Ittihad shënoi fitoren e radhës në Arabinë Saudite ndaj Al Okhdood me rezultatin 1:2.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, shkruan Indeksonline

Si në ndeshjen e kaluar, edhe atë të mbrëmshme Mitaj luajti si mesfushor dhe kishte një paraqitje të mirë.

Sipas faqes së njohur “Flashscore”, Mitaj u vlerësua me notën 6.6 – kurse në minutën e 62’të u zëvendësua nga Al Ghamdi.

Mitaj te Shqipëria për ndeshjet e tetorit pritet të vijë me një formë të jashtëzakonshme edhe pse në Arabi./Indeksonline/