Ekskluzive: Pas suksesit me Lepencin, Astrit Fazliu merr drejtimin e skuadrës së njohur kosovare
Pas suksesit që kishte me Lepencin, duke e inkuadruar në Ligën e Parë, trajneri Astrit Fazliu është larguar nga skuadra kaçanikase.
Por karrierën si trajner, ish-futbollisti i njohur kosovar do ta vazhdojë në një klub të ri.
IndeksOnline nga burime të saj merr vesh se Fazliu në sezonin e ardhshëm do të jetë trajner i skuadrës së Dinamos së Ferizajt.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se marrëveshja tashmë është arritur dhe se zyrtarizmi pritet të bëhet shumë shpejt.
Astrit Fazliu dhe Dinamo e kanë një mision në sezonin e ri, inkuadrimin në Superligë, gjë që skuadra ferizajase nuk arriti për pak objektivin këtë vit, pasi u mposht në barazh nga Llapi./IndeksOnline/

