75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / Gj Sh

Tifozët e godasin me komente Feronikelin ’74 pas largimit të Granit Begollit

Largimi i Granit Begollit nga posti i trajnerit të Feronikelit ’74, ka marrë vëmendje të madhe.

Skuadra nga Dreanasi vendosi të ndaj rrugët me Begollin, edhe pse ai e drejtoi klubin drejt rikthimit në Superligë, pë herë të dytë nën drejtimin e tij, shkruan IndeksOnline.

Ai u largua nga posti i trajnerit, vetëm disa javë pas këtij suksesi.

Por tifozët e Feronikelit ’74 i kanë dalë kundër vendimit të klubi, duke e gozhduar me komente në njoftmin për largimin e Granit Begollit.

Mbi 95% e komenteve e kanë gozhduar skuadrën nga Drenasi, duke thenë se nuk janë seriozë dhe i dalin në përkrahje trajnerit prishtinas./IndeksOnline/


Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot