Vidhet një veturë me targa të huaja në Prishtinë

Një qytetar ka raportuar se vetura e tij me targa të huaja është vjedhur nga persona të panjohur në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten dhe menjëherë pas raportimit, Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes për të filluar hetimet.
Rasti aktualisht është nën hetim nga autoritetet për të zbardhur identitetin e të dyshuarve dhe rrethanat e vjedhjes./IndeksOnline/