75 Mall Live Search
11:56 / E Premte, 04 Tetor 2024 / L K

Prokuroria Speciale njofton se për çfarë po intervistohet sot Ridvan Muharremi

Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.

Muharremi ishte arrestuar në gusht të vitit të kaluar.

Si pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, ai ishte dyshuar për lidhje të afërta me ministren Hajdari dhe kryeministrin Kurti në aferën e keqpërdorimit të rezervave shtetërore./Indeksonline/