75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 04 Tetor 2024 / L K

Pak muaj para se të pensionohet, aktori i famshëm kapet në Madrid me një aktore të re

Aktori amerikan Sean Penn , 64 vjeçar, është filmuar pak javë më parë në shoqërinë e aktores së re Valerija Nicov . Të enjten, ata u panë sërish bashkë në aeroportin e Los Anxhelosit.

Edhe pse nuk është konfirmuar nëse ata janë në një lidhje, dalja e tyre e re publike nxiti spekulimet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

Aktori ishte martuar tre herë para lidhjes së supozuar me Valerija. Ai ishte i martuar me këngëtaren e njohur Madonna nga viti 1985 deri në vitin 1989.

Më pas në vitin 1996 ai u martua me Robina Wright me të cilin pati dy fëmijë./Indeksonline/