75 Mall Live Search
18:42 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / G T

Donat Rudhani shënon gol për Luzernin në Superligën e Zvicrës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rudhani ka shënuar gol në ndeshjen mes Luzernit dhe Lausanne.

Rudhani shënoi gol në minutën e 30’të për ta ngushtuar epërsinë e kundërshtarëve në 1:2, shkruan Indeksonline

Lojtari kosovar realizoi një gol të bukur, duke kaluar kështu edhe portierin kundërshtar.

Për Rudhanin ky ishte goli i dytë në kampionat këtë edicion. Ai poashtu ka regjistruar edhe një asist./Indeksonline/