75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 06 Tetor 2024 / Gj. Sh

Serbi Vlahovic bën huqjen e javës, nuk shënon në portën e zbrazët (VIDEO)

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1, si nikoqir i Cagliarit, në ndeshjen e javës së shtatë të Serie A.

Golin për bardhezinjët e ka shënuar Dusan Vlahovic nga penalltia.

Pikërisht sulmuesi serb është fajtori kryesor përse Juve nuk arriti të marr tre pikë nga kjo përballje.

Ai pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, por bëri huqjen e javës, duke mos arritur të shënoj në portën e zbrazët, nga një largësi jo më shumë se 10 metra./IndeksOnline/