Protesta e 7 tetorit, zbardhet plani i masave nga policia, ja akset që do të bllokohen

Gjatë ditës së nesërme opozita në Shqipëri pritet të organizojë protestë.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se protesta e opozitës pritet të nis në ora 18:00.
Lidhur me këtë Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet nesër nga opozita.
‘’Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”, thuhet në njoftim, raporton Topchanel.
Mësohet se në teren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policie të cilët do të qëndrojnë para kryeministrisë, si dhe në institucione të tjera ku protestuesit do të kryejnë tubimin.
Po ashtu Policia e Shtetit i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në tubim, e të distancohen nga aktet e dhunës./Indeksonline/