75 Mall Live Search
23:42 / E Diele, 06 Tetor 2024 / G T

Qazim Laçit nuk i pëlqeu humbja në derbi, e qetësoi Albion Rrahmani

Skuadra e katër shqiptarëve në Çeki, Sparta e Pragës u mposht 2:1 në derbi ndaj Slavia Pragës në javën e 11-të në elitën e futbollit çek.

Në fundin e ndeshjes, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi u kap me sulmuesin kundërshtar, Tomas Chory, shkruan Indeksonline

Ishte sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani që reagoi shpejt dhe u mundua ta qetësonte lojtarin “kuqezi”.

Me këtë humbje, Sparta e Pragës mbeti me 22 pikë, kurse Slavia shkoi në kuotën e 28 pikëve në pozitën e parë./Indeksonline/