75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 07 Tetor 2024 / AR

Deklarata e fortë e nënës së Diddy-t: “Djali im nuk është përbindëshi që e bëni”

Nëna e Diddy-t e ka mbrojtur publikisht djalin e saj, i cili po përballet me një sërë akuzash për abuzim seksual dhe trafikim njerëzor.

Janice Combs bëri një deklaratë të dielën përmes avokates, transmeton Indeksonline.

“Djali im nuk është përbindëshi që e bëni dhe ai meriton të ketë një mundësi të tregojë anën e tij të historisë. Më thyhet zemra kur e shikoj djalin tim duke u gjykuar jo për shkak të së vërtetës, por për shkak të një historie që u krijua mbi gënjeshtra”;.

“Si çdo qenie njerëzore, djali im e meriton të dalë në gjykatë dhe të paraqet anën e tij për të provuar pafajësinë”, shtoi ajo./Indeksonline/