75 Mall Live Search
21:01 / E Hënë, 07 Tetor 2024 / Z S

Dy vëllezërit nga Kosova gjykojnë ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare në hendboll

Federata e Hendbollit e Kosovës tashmë e ka edhe një çift gjyqtarësh në kupat evropiane në hendboll.

Bëhet fjalë për Genc dhe Getoar Bujupi.

Të shtunën e të hënën dyshja Bujupi drejtoi ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup për hendbolliste në mes të skuadrës turke Gorele dhe asaj nga Maqedonia e Veriut, Metalurg Avtokomanda.

Ndeshjet janë zhvilluar në Gorele të Turqisë.

Ndeshjen e parë e fitoi skuadra turke me rezultat 36:28. Ndeshja e dytë i takoi Metalurgut me rezultat 37:34. Tutje avancon skuadra turke.

Genc  e Getoar Bujupi i kanë drejtuar me plot sukses ndeshjet evropiane që nuk ishin shumë të lehta.

Gjatë verës ata drejtuan ndeshje në Evropianin e të rinjve në Prishtinë dhe tani pritet të delegohen  shumë më shpesh për ndeshje të kupave evropiane./Indeksonline/