Vakia e futbollit kosovar, largohen trajnerët nga skuadra e vetme që s’e di çfarë është humbja këtë sezon

Megzon Visoka më nuk është trajner i skuadrës së Drenicës.
Visoka, së bashku me asistentin e tij, Robert Gjeraj dhe stafin tjetër kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme të martën mbrëma.
Dyshja ka vendosur të largohet nga Drenica, përkundër rezultateve pozitive këtë sezon.
Drenia është ekipi i vetëm jo në të dy grupet e Ligës së Parë, por edhe në Superligë që nuk di për humbje.
Në 8 ndeshje të luajtura deri më tani në Grupin A të Ligës së Parë, Drenica ka pesë fitore e tri barazime.
Zë vendin e dytë në tabelë me 18 pikë të mbledhura.
Visoka kishte marrë drejtimin e Drenicës para fillimit të këtij sezoni dhe së bashku me stafin e tij kishin synim rikthimin e ekipit nga Skenderaj në elitë dhe ishin në rrugën e duhur.