75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / Z S

Deputetët i kërkojnë shefit të BE-së të lobojë për heqjen e masave ndaj Kosovë

Gjatë ditës së sotme anëtarët e Komisionit të Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë zhvilluar takim me shefin e EULEX-it.

Në këtë takim është kërkuar heqja e masave  ndaj Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni,

Kryeziu-Hyseni pas takimit me shefin e BE-së, në një konferencë për media shtoi se të gjithë deputetët kanë kërkuar që ambasadori i ri të angazhohet në mënyrë që kjo qasje të mos vazhdojë.

“Kemi biseduar lidhur me çështjet që janë në interes për Kosovën dhe ne çfarë synojmë të bëjë Bashkimi Evropian në vazhdim në raport me Republikën e Kosovës. Kemi diskutuar edhe për çështjen e masave që mendojmë se ka kaluar një kohë e gjatë që këto masa po mbahen padrejtësisht”. U shpreh ajo.

Kemi kërkuar nga ambasadori që këtë ta shtrijë këtë temë edhe te vendet anëtare sepse është e rëndësishme që këto masa të hiqen sidomos pas vendimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë së Kosovës në përputhje me atë çfarë Bashkimi Evropian po kërkon, prandaj vlerësojmë se kjo kërkesë ka qenë e njëzëshme sepse gjithë deputetët e kanë kërkuar si njëra prej çështjeve që ambasadori i ri i BE-së duhet të angazhohet në mënyrë që kjo të mos vazhdojë, ka shtuar më tutje ajo.