75 Mall Live Search
23:00 / E Shtunë, 12 Tetor 2024 / G T

Notat e lojtarëve në ndeshjen Serbi-Zvicër, Granit Xhaka ishte një nga më të mirët

Kombëtarja e Serbisë ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Elvedi-t (autogol), shkruan Indeksonline

Kurse në pjesën e dytë, Serbia shënoi edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit Mitrovic në minutën e 61’të.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u vlerësua me notën 7.5 sipas faqes së njohur “Sofascore” dhe te “Helvetikët” vetëm Dan Ndoye e kishte më të lartë (7.7).

Lojtari i Bayer Leverkusenit luajti gjithë ndeshjen dhe ishte në fokus të tifozëve vendas, duke e vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes dhe duke bërë thirrje raciste për Kosovën.

Kjo ishte humbja e tretë e Murat Yakinit në ndeshjet e UEFA Nations League dhe pozita e tij e trajnerit tashmë është në rrezik./Indeksonline/