Dhunohet një vajzë në Pejë, arrestohet një person

Një vajzë është dhunuar në Pejë.
Pas marrjes së informatës nga Policia, viktima është dërguar në QKUK për ekzaminim mjekësor.
Kurse i dyshuari pas intevistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë:
DHUNIM
Pejë 11.10.2024-23:00. Raportohet se një femër kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /IndeksOnline/