75 Mall Live Search
17:57 / E Diele, 13 Tetor 2024 / Z S

Limaj njofton për aderime të reja nga Malet e Karadakut

Kryetari i Nismës Social Demokrate Fatmir Limaj vikendin e ka kaluar në Malet e Karadakut.

Nga atje përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Limaj ka njotuar për aderime të reja në këtë parti.

‘’Me bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, në Malet e Karadakut.Gjithmonë knaqësi të kalosh kohë e të diskutosh me personalitete të dëshmuara për vendin, të cilët çdo ditë e më shumë po bashkohen në adresën e tyre të sinqertë’’, ka shkruajtur Limaj.

Theksojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit Nisma Social Demokrate e Kosovës do të garojë së bashku në një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës./Indeksonline/