75 Mall Live Search
20:25 / E Diele, 13 Tetor 2024 / G T

Shqiptarët vendimtarë në fitoren e Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka shënuar fitore në javën e katër të UEFA Nations League, duke mposhtur 2:0 Armeninë.

Në këtë ndeshje vendimtarë ishin dy futbollistë shqiptarë, shkruan Indeksonline

Në minutën e 71’të, Isnik Alimi bëri asist te goli i shënuar nga Miovski.

Kursë në minutën e 85’të, Alimi shënoi gol pasi mori një asist nga lojtari tjetër shqiptar, Ezgjan Alioski.

Me fitore, Maqedonia e Veriut shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e parë në Grupin 4 të Ligës C./Indeksonline/