190 mijë euro gjatë 2024, për kompensimin e viktimave të krimit

Mbi 613 mijë euro është shuma e kompensimit të viktimave të krimit, nga Ministria e Drejtësisë, nga viti 2021 deri më tash.
Ndërkohë që gjatë kësaj peridhe janë rritur edhe kërkesat e viktimave për të fituar të drejtën e kompensimit në rastet e tyre.
Sipas përgjigjës së ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2021 kanë qenë 57 kërkesa, nga to 29 janë aprovuar, ndërkohë që nga janari e deri në shtator të 2024, kanë qenë 135 kërkesa nga to 95 të aprovuara.
Nga të gjitha kërkesat vërehet se gjinia femrore dominon më shumë.
Sipas ish-sekretarit të ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, rritja e kërkesave ka të bëjë me ndryshimet që janë bërë në ligj.
“Në vitin 2022 është ndryshuar ligji dhe është bërë ligji i ri sipas të cilit, janë rishikuar edhe kriteret edhe afati për parashtrimin e kërkesës edhe janë lehtësuar kërksat dhe në rrjedhe të kësaj është kjo arsye kryesore që është rritur numri i kërkesave edhe numri i aprovimeve të kerkesave, ajo cka mbetet esenciale që mbetete është që MD-ja së bashku me këshillin gjyqësor dhe atë prokurorial, fondet që gjenerohen prej këtyre dy këshillave të barten te md në mënyrë që kompensimi i viktimave të mos jetë barrë e shtetit”, ka theksuar ai për RTV Dukagjini.
Ndërkohë që në Institutin e Kosovës për Drejtësi rritjen e kërkesave për kompensim e shohin si një hap pozitiv e që duhet vazhduar edhe më tutje me vetëdijësimin e personave që mund të jenë përfitues.