75 Mall Live Search
22:17 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / FR

Ministri Maqedonci: 45 serbë sherbejnë në Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb.

Maqedonci, theksoi se një pjesë e madhe janë larguar për shkak të presionit nga strukturat e sigurisë në Serbi, por aktualisht janë rreth 45 pjesëtarë serbë që shërbejnë në ushtrinë e Kosovës.

 “Po ka pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ende pjesëtarë të komunitetit serb edhe pse dihet që një pjesë e madhe janë detyruar ta braktisin për shkak të presionit të vazhdueshëm që kanë pasur ata dhe familjarët e tyre nga strukturat e sigurisë në Serbi. Aktualisht është 1.4% e pjesëtarëve të Forcës së Kosovës që janë të komunitetit serb, rreth 45 pjesëtarë, aty ka qenë diku”, tha Maqedonci në Pressing.