75 Mall Live Search
23:50 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / FR

Kërcënimi për jetën e ish-presidentit, Biden paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni Trumpin, do të jetë një akt lufte!

Presidenti amerikan, Joe Biden, raportohet se udhëzoi Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare që t’i bënte të qartë Iranit se çdo përpjekje për të vrarë ish-presidentin Trump do të shihej si një akt lufte.

Paralajmërimi i ashpër vjen pasi ekipi Trump është informuar për tentativat specifike për jetën e Trumpit dhe ata kanë bërë një kërkesë të pazakontë për avionë ushtarak në ditët e fundit të fushatës si një shtresë ekstra mbrojtje.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të paprecedentë për të mbrojtur ish-presidentin nga hakmarrja e Iranit për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani në vitin 2020. Rreth 150 milionë dollarë në vit kanë shkuar për mbrojtjen e zyrtarëve si ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo dhe gjenerali Kenneth McKenzie, ish-kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, sipas Politico-s.

Fushata e Trumpit kohët e fundit kërkoi avionë ushtarakë të aftë për të rrëzuar raketa për të shoqëruar ish-presidentin në javët e fundit para zgjedhjeve.