Policia jep detaje për personin, i cili u gjet i vdekur te “Çarshia e gatë” në Pejë, kishte probleme mentale

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në “Çarshinë e gatë” në Pejë. Policia raporton se viktima e cila u identifikua nga familjarët, kishte probleme mentale. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.
“ Pejë / 14.10.2024 – 07:25. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i tij është bërë nga familjarët sipas të cilëve viktima kishte probleme mentale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/