Mr. Thomas Tuchel është punë e kryer, firmosen të gjitha dokumentat për t’i udhëhequr “Tre luanët”

Trajneri i ri i Kombëtares së Anglisë pritet të jetë Thomas Tuchel.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se tashmë kjo është punë e kryer dhe se trajneri gjerman do t’i marrë “frenat” e “Tre luanëve” në duart e tij, shkruan Indeksonline
Të gjitha dokumentat tashmë janë firmosur dhe ish-trajneri i Chelseat dhe PSG-së mund të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme.
Tuchel pritet ta zë vendin e Lee Carsley, i cili u ul në stol pas shkarkimit të Gareth Southgate.
Objektivi i Tuchelit me Anglinë është fitimi i Kupës së Botës, e cila mbahet në Amerikë gjatë vitit 2026./Indeksonline/
🚨🏴 Thomas Tuchel becomes the new England head coach, documents are signed and official statement will follow today.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 16, 2024
Contract until July 2026, starting from January 2025 as he requested that condition to the FA; accepted on Tuesday. pic.twitter.com/q4dG9q5GUy