Mospajtimet pozitë – opozitë, dy shefat sqarojnë se ku qëndrojnë “hesapet” midis tyre!

Bojkote të njëpasnjëshme po vazhdojnë të jenë të pranishme në Kuvendin e Kosovës. Pozita dhe opozita po ia “gjuajnë topin” njëra-tjetrës për tema të ndryshme.
Shefat e dy grupeve parlamentare, VV-së dhe PDK-së janë deklaruar rreth kësaj teme.
Nga partia e Memli Krasniqit, kushti për pjesëmarrje në seanca është vënë që Mimoza Kusari-Lila të largohet nga pozita që mban në parlament, derisa kjo e fundit ka refuzuar kategorish largimin.
Shefi i GP të PDK-së, Albelard Tahiri, ka thënë për Indeksonlinen se kërkesa e tyre është më se e arsyeshme.
“Angazhimi dhe funksionimi i mëtejshëm i kryetares së grupit më të madh parlamentar, Mimoza Kusari-Lilas e bën të pamundshëm bashkëpunimin midis PDK-së dhe VV-së.
Personi në fjalë duhet të japë dorëheqjen. Komunikimi i saj ka lënë një shije të keqe me Milan Radojçiqin. Është e rëndësishme që ajo të largohet nga pozita dhe t’i hapë rrugë hetimit penal. Bojkoti i opozitës dërgon mesazh që nuk kanë guxim për t’u ballafaquar me të vërtetën dhe s’kanë argumente për t[ na sfiduar”, është shprehur ai.
Ndërsa, shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se opozita nuk e ka vendosur në atë postë, duke e quajtur një kërkesë absurde.
“… sepse janë me arsye të shpifura dhe me e cila tash 15 muaj sillet dhe mundohet t’i jepet konotacion tjetër. Kjo është një përpjekje të tyre për bojkot të punës së kuvendit.
Ata deri tani kanë deklaruar se do të jenë votues të marrëveshjeve ndërkombëtare. Flasin për komunikime të vjetruara tashmë 28 muaj. Ne nuk mund të jemi pjesë të agjendave të tyre me seanca të jashtëzakonshme”, është shprehur ajo. /Indeksonline/