Trepça pëson humbjen e dytë radhazi në FIBA Europe Cup

Trepça ka pësuar humbjen e dytë radhazi në FIBA Europe Cup.
Kampioni i Kosovës u mposht para tifozëve vendas në palestrën “Minatori” nga skuadra gjermane, Ludwigsburg, me rezultat 57-70, shkruan IndeksOnline.
Kjo ishte humbja e dytë në dy ndeshje, pas asaj nga Dijon.
Malik Johnson dhe Dardan Kapiti ishin basketbollistët më të dalluar te Trepça, me nga 11 pikë secili.
Te skuadra gjermane u dallua basketbollisti amerikan, Hunter Maldonado, me 17 pikë të shënuara.
Ndeshjen e radhës Trepça do të përballet me skuadrën skoceze, Caledonia Gladiators, më 23 tetor./IndeksOnline/