75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / G T

Rikthehet Armando Broja, do të luajë me U21-shat e Evertonit deri në nëntor

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është rikthyer në stërvitje me Evertonin.

Pas një mungese tejet të gjatë, Broja tashmë është rikthyer në fushën e blertë, por do të jetë pjesë e grupmoshave të reja U21 derisa të jetë mirë në aspektin kondicional dhe fizik, shkruan Indeksonline

Në nëntor, Broja pritet t’i bashkohet skuadrës së parë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe Republikës së Çekisë në UEFA Nations League.

Broja mungon që një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi dhe ende s’ka debutuar te skuadra e tij e re Everton.

Kujtojmë që sulmuesi shqiptar është në pronësi të Chelseat, por Enzo Maresca e çoi në huazim për një vjet në “Godison Park”./Indeksonline/