Zogiani për bisedën e Kusari-Lilës me Radojçiqin: Një komunikim tërësisht normal brenda parlamentit

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani e ka cilësuar “tërësisht normal” komunikimin e Mimoza Kusari-Lilës në telefon me Millan Radojçiqin.
Ai ka shkruar të enjten në rrjetet sociale se telefonata e Kusari-Lilës përfshin një komunikim të zakonshëm brenda parlamentit.
“Pse çohen komplet një bllok opozitar e binden që fitojnë zgjedhje nëse merren me një telefonatë që përfshien një komunikim tërësisht normal brenda parlamentit, veç kjo e djathta ekstreme përveç se e korruptuar, edhe fort naive është!”, ka shkruar Zogiani.