Nesër i jepet lamtumira e fundit Jonuz Musliut
Nesër i jepet lamtumira e fundit kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu.
Për të nderuar Musliun, nga ora 09:30 do të bëhen homazhe në Teatrin e qytetit të Gkilanit. Kurse gjatë ditës do të bëhet varrimi i tij në vendlindje, raporton KosovaPress.
Jonuz Musliu dje ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare në një spital në Turqi, ku ishte duke u trajtuar pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë.
Jonuz Musliu ishte udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ndërsa ishte edhe njëri nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu Musliu kishte vuajtur disa vite burg në pushtetin e Jugosllavisë, i dënuar për veprimtari atdhetare shqiptare./Indeksonline/