75 Mall Live Search
08:10 / E Premte, 18 Tetor 2024 / G T

Ndryshon orari i Superligës së Kosovës, kjo ndeshje zhvillohet sot

Sot fillon java e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll dhe në program është një ndeshje tejet interesante.

Në stadiumin me bari sintetik, Gjilani e pret në shtëpi Ferizaj-in, shkruan Indeksonline

Ndeshja zhvillohet me orar të ri, pra nga ora 13:00, ndryshe nga herët e tjera.

Dy skuadrat kërkojnë pikët e plota, pasi nuk gjenden mirë në tabelë. Gjilani ka 9 pikë në pozitën e 7-të, kurse Ferizaj ka 7 pikë në pozitën e 8-të./Indeksonline/