75 Mall Live Search
20:07 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / G T

Fundi dramatik, Milani merr tri pikë ndaj Udineses në Serie A

Skuadra e Milanit ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi, me rezultatin minimal 1:0 ndaj Udineses, e vlefshme për javën e tetë në Serie A.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 13’të me anë të sulmuesit, Chukwueze, shkruan Indeksonline

Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 29’të, pasi mesfushori Reijnders u ndëshkua me të kuqin.

Në pjesën e dytë, Udinese kërkoi golin e barazimit dhe këtë e arriti në minutat e fundit, por sistemi VAR ia anuloi.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 14 pikëve në pozitën e tretë në tabelë./Indeksonline/