Publikoi albumin me 10 hite, Albina Kelmendi zbulon të vërtetën për klikimet

Këngëtarja e njohur kosovare Albina Kelmendi me datë 10 tetor ka publikuar albumin “Rrugë me nota” me gjithsej 10 hite.
Të gjitha këngët janë pëlqyer nga publiku duke arritur klikime të shumta në platformën “Youtube”.
Së fundmi këngëtarja ka dhënë një intervistë në “RTSH” ku theksoi se sa i përket klikimeve që ka marr të këngët për të janë të mjaftueshme dhe janë të vërteta.
“Si popull jemi në numër më të vogël në krahasim me shtetet tjera që janë shumë më të mëdha se Kosova dhe Shqipëria dhe unë jam e lumtur kur një këngë e imja arrin 40 mijë klikime sepse do të thotë se dikush po të ndjek”, tha ajo ndër të tjerash.
Më poshtë keni intervistën e plotë./Indeksonline/