Tri kalime ilegale brenda 24- orëshit të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëshit e fundit janë regjistruar tri kalime ilegale të kufirit.
Dy rastë janë në Leposaviq, njëra në fshatin Zernosek dhe tjetra në Bello Bërdo, ndërsa edhe një rasti është në fshatin Bubë, Zubin-Potok, përcjell IndeksOnline.
Zernosek, Leposaviq./Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit kanë hasur në të dyshuarin mashkull serb i cili ka kaluar ilegalisht kufirin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh.Bubë, Zubin-Potok/Raportohet se nga njësiti policor janë ndaluar një veturë dhe një kamion në të cilin gjendeshin një mashkull dhe dy femra serbe të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Bello Bërdo, Leposaviq/ Nga njësiti policor është ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.