“Pini shlirë cigare”, numri raportues nuk funksionon! (Video)
Janë bërë gati pesë vite që kur Ministria e Shëndetësisë e kishte lansuar një kampanjë për të penguar pirjen e duhanit në ambientet e ndaluara. Për këtë, Ministria kishte vendosur që të ketë një numër kontaktues për qytetarët ku do të raportoheshin shkeljet e qytetarëve apo të lokaleve publike.
Pavarësisht se kampanja është ende e “gjallë”, kjo në fakt duket se nuk funksionon fare. Numri kontaktues nuk është fare i qasshëm.
Indeksonline ka tentuar që nga dje të vë kontakt me këtë qendër thirrjesh, por kjo është e pamundur.
Pas disa thirrjeve, sekretariati i inçizuar thotë se duhet të lëni porosinë dhe numrin kontaktues. Por, kjo në fakt nuk ka fare rezultat pasi që askush nuk kontakton raportuesit më pas.
Duket se kampanja “Ndalohet pirja e cigares”, tani ka ndërruar emër dhe si të tillë mund të quajmë aktualisht “Pini shlirë cigare”./Indeksonline/