Të gjithë po e kritikojnë Nuri Sahinin, bëri një zëvendësim të “çuditshëm” mbrëmë!

Skuadra Real Madrid shënoi një fitore spektakolare mbrëmë ndaj Borussia Dortmundit në UEFA Champions League me rezultatin e thellë 5:2.
Në fakt, ekipi madrilen ishte në disavantazh prej dy golave ndaj klubit gjerman, dersa trajneri Nuri Sahin bëri një zëvendësim që ndryshoi gjithçka në të keq, shkruan Indeksonline
Sahin largoi nga loja një sulmues krahu, si Jamie Bynoe-Gittens dhe futi në fushë një qendërmbrojtës, si Waldemar Anton.
Pas këtij zëvendësimi, ekipi i Carlo Ancelottit shënoi pesë gola dhe pikërisht për këtë ndërrim, Sahin po kritikohet shumë nga ekspertët e futbollit.
Tri gola në këtë sfidë i shënoi sulmuesi brazilian, Vinicius Jr – duke treguar formë të jashtëzakonshme dhe duke “vulosur” fitimin e çmimit individual, “Topi i Artë” që dhurohet javën e ardhshme./Indeksonline/
After a dominating first half, Nuri Sahin decided to sub out one of their most dynamic attackers in Jamie Bynoe-Gittens for a centre-back in Waldemar Anton. Real Madrid would go on to score five minutes later and the rest was history 😮 pic.twitter.com/zZxKZdHvOq
— ESPN FC (@ESPNFC) October 22, 2024