2 Korriku po vazhdon të shkruajë historinë, shënon tjetër fitore UEFA Youth League

Skuadra e 2 Korrikut U19, po vazhdon të shkruajë historinë në garat evropiane.
Në raundin e gjysëmfinalen e play-offit të UEFA Youth League, 2 Korriku U19 shënoi fitore ndaj skuadrës iralndeze, UC Dublin U19, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, u mbyll me fitore të skuadrës kosovare.
UC Dublin kaloi e para në epërsi, me golin e Jamie Ryan, në minutën e 30-të.
Korriku barazoi shifrat në minutën e 42-të, me golin e Lis Berisha.
18-vjeçari nuk u ndal me kaq, dhe realizoi edhe golin e dytë personal, në minutën e 60-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 6 nëntor në Irlandë./IndeksOnline/