75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / MSH

Arrestohet një kosovar në Bërnjak, posedonte fanella dhe vizitkarta me mbishkrime nacionaliste

Një person është arrestuar pasditen e djeshme në Bërnjak, pasi në veturë iu gjeten fanella dhe vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.

Sipas policisë, i dyshuari është shtetas kosovar, shkruan IndeksOnline.

Shtatë fanella dhe 148 vizitkarta policia i gjeti teksa po kontrollonte veturën e të dyshuarit.

“I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë./IndeksOnline/