75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / MSH

Tronditet Fieri/ Djali i vë flakën banesës, i mbyll prindërit brenda në të

42-vjeçari Altjon Sulejmani ka rënë në pranga të policisë së Fierit pasi akuzohet se i kishte vënë flakën banesës së prindërve të moshuar.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “15 tetori” në Fier.

Policia thotë se nga hetimet paraprake, rezulton se 42-vjeçari i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, më pas i ka mbyllur dyert në mënyrë që të mos dilnin dhe është larguar.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.