75 Mall Live Search
13:52 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / G T

“Nuk jam rruar qe 20 vjet”, Gattuso me premtim humanitar: Do e bëj nëse mblidhen 10 mijë euro!

Trajneri i Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso gjatë konferencës për media dha një premtim interesant në lidhje me mjekrën e tij.

Ai tha se do të rruhej pas 20 vjetëve nëse arrihet shifra deri në 10 mijë euro për ndihma, shkruan Indeksonline

“Nuk jam rruar për 20 vjet, por do ta bëjë këtë me një kusht.

Gennaro Gattuso

“Jam krenar që jam pjesë e kësaj sfide, sepse është një aksion i bukur humanitar”, u shpreh Gattuso

“Auction Beard” është një aksion humanitar që zhvillohet për të tetën herë, në të cilën meshkujt dhurojnë mustaqet e tyre për donacion dhe të hollat shkojnë për luftën kundër kancerit.

“Do ta bëjë këtë. Por, kujdes, duhet të mbledhim të paktën 10 mijë euro dhe unë po rruhem”, u shpreh trajneri italian

/Indeksonline/