75 Mall Live Search
20:04 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / Z S

Llumnica: Krahasuar me punën që bëjnë punëtorët e KEK-ut paga është e ulët

Punëtoret e Sindikatës së KEK-ut protestuan para KEK-ut duke kërkuar rritjen e pagave dhe pagesën e rrezikshmërisë.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica

Ai ka thënë se punëtorët e kësaj korporate po detyrohen të lënë punën për shkak të pagave të ulëta.

“Në Kosovë sot një kamarier ka 500-600 e deri 700 euro pagë, kurse punëtorët e KEK-ut me pasë të njëjtën pagë kur vdesin çdo ditë prej sëmundjeve profesionale dhe kushteve të vështira e krahasimi nuk bëhet në këtë formë” tha Llumnica në RTV Dukagjini.

Llumnica thotë se megjithëse kanë diskutuar me menaxhmentin, sipas tij përgjigjja ka qenë se nuk do të ketë ngritje të pagave./Indeksonline/